Gym Fitnes Center

Të nderuar Zonja dhe Zotërinjë,

Na lejoni të ju prezentojmë hapjen e një qendre të re fitnesi.

Fillimisht ca rreshta për aktivitetin sportiv në përgjithësi. Sporti si aktivitet masiv, ka qenë dhe mbetet fushë e interesimit të njerëzve qysh nga kohërat e lashta. Interesimi i njeriut për aktivitetet sportive është shfaqur mu atëherë kur edhe njeriu është krijuar si qenie shoqërore.

Në botën bashëkohore zhvillimi dhe masovizimi i sportit kohëve të fundit është bërë fushë interesimi për të gjithë. Ky interesim ndikon pozitivisht në jetën e përditshme, shëndetin dhe mënyrën e të menduarit të njeriut.

Poashtu edhe në Kosovë po rritet masovikisht dita ditës interesimi i njerëzve rreth sporteve nga ato më të ndryshmet. Ky fakt na shtyri të mendojmë për hapjen e një qendre fitnesi të standardeve evropiane, dhe duke u bazuar ne faktin që në këtë lloj sporti e gjejnë veten grupmoshat prej 16 vjeçare e tutje.